Anglia e ka nisur mirë ndeshjen, ka realizuar edhe golin e 2 ndaj Shqipërisë.
Golin hapës fillimisht e realizoi Harry Maguire me kokë në minutën e 9 të ndeshjes, pas një harkimi nga Reece James.
Harry Kane tani ka dyfishuar epërsinë e ‘Tre Luanëve’ duke realizuar gjithashtu me kokë pas një harkimi nga Jordan Henderson.
Ndërkohë te Shqipëria, Myrto Uzuni kishte një shans të artë për të barazuar rezultatin kur rezultati ishte 1-0 në të mirë të anglezëve, mirëpo gaboi i vetëm me portierin, përcjell Lajmi.net.
Lajmet jo të mira të Shqipërisë vetëm sa vijnë dhe shtohen dhe tashmë kur kanë kaluar 20 minuta, kombëtares shqiptare i janë larguar 2 futbollistë, bëhet fjalë për Keidi Bare i cili u zëvendësua nga Qazim Laçi dhe i fundit mbrojtësi Kumbulla u largua nga fusha si pasojë e lëndimit dhe në vend të tij u inkuadrua Kastriot Dermaku.