Pas 2 humbjeve radhazi në muajin e kaluar, Kombëtarja e Kosovës synon të këndellet ndaj Jordanisë.
“Dardanët” do zhvillojnë miqësore me Kombëtaren që zë pozitën e 90-të në ranglistën e FIFA-së.
Me disa mungesa si Lirim Kastrati, Bersant Celina, Elbasan Rashani dhe Zymer Bytyqi, djelmoshat tanë do provojnë të fitojnë në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 18:00, ku 30% i kapacitetit të stadiumit do jetë i mbushur me tifozë.
Kjo njëkohësisht, është ndeshja e parë e Kosovës pa përzgjedhësin Bernard Challandes, ndërsa Primoz Ghila që është trajner i përkohshëm do e drejtojë Kombëtaren tonë, përcjell lajmi.net
Kujtojmë, se lojtarët e Kosovës kanë kryer dy stërvitje nën urdhrat e Ghila, kështu që kanë filluar t’i përshtaten mënyrës si tekniku slloven kërkon që të zhvillohen ndeshjet.