Gjatë fundjavës që lamë pas, një veprim i Kryeministrit Kurti bëri xhiron e rrjetit.
Ai u ul për të lidhur lidhëset e një djali të ri, në përvjetorin e 5-të të ndarjes nga jeta të Astrit Deharit.
Veprimi u komentua gjerësisht dhe nuk i ka shpëtuar as Mozzikut.
Reperi ka komentuar me ironi duke thënë se Kryeministri ia ka “lidhur lidhëset nyje”, shkruan Periskopi.
Kujtojmë se reperi është goxha aktiv politikisht. Ai prej vitesh shfaq përkrahjen e tij të vazhdueshme sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës.
