Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, pas takimit me Miroslav Lajçak, ka folur sërish për arkivat e UÇK-së, raporton InLajmi.
Krasniqi tha se UÇK-ja nuk pasur arkiva dhe ky është fakt i ditur botërisht.
Sipas tij, deklarata për hapjen e arkivave janë duke shkaktuar konfuzione që shkojnë në favor të konspiracioneve.
“Qëndrimi ynë sa i përket arkivave është publik. Unë edhe sot me zotin Lajçak e kam ngritur këtë çështje. Ne besojmë që fokusi të jetë te çështjet e mëdha dhe nuk duhet që askush të tentojë me çështje më sporadike të ik nga përgjegjësit që i kanë.
“UÇK-ja nuk ka pasur arkiva dhe ky është një fakt i ditur botërisht. Kushdo tjetër në një formë apo tjetër me qëllim apo qëllim thotë diçka të pavërtetë dhe shkakton konfuzione dhe që mund të jenë në favor të konspiracioneve dhe imagjinatës”.
“Nuk është mirë ta them unë atë që ka deklaruar zoti Lajçak. Urime fushatën zgjedhore, por për këtë do të flasim gjatë ditës”. /InLajmi/