Imami, Labinot Maliqi ka bërë të ditur se sot është falur namazi i xhumasë në kampin Bondsteel, aty ku po qëndrojnë disa refugjatë afganë, përcjell InLajmi.
Maliqi ka thënë se ishte nderë për të pasi që ka biseduar afër me besimtarët afganë, të cilët u shprehën të kënaqur me kushtet e ofruara nga ushtria amerikane.
Postimi i plotë i tij:
Sot isha vërtetë i privilegjuar nga ushtria e ShBA-ve për të mbajtur hutben dhe për të falur për herë të parë namazin e xhumasë në kampin Bondsteel, së bashku me refugjatët afganë.
Ishte po ashtu nderë për mua të takoj dhe bisedoj nga afër me besimtarët afganë, të cilët u shprehën të kënaqur me kushtet e ofruara nga ushtria amerikane, edhe sa i përket fjetjes, ushqimit, pastrimit, vendeve të dedikuara për faljen e namazit dhe pjesëve të tjera atraktive për lojëra të ndryshme. /InLajmi/