Policia e Kosovës ka njoftuar se 2 zyrtarë policor janë sulmuar fizikisht nga 2 persona të tjerë, përcjell InLajmi.
Në raportin 24-orësh thuhet se policët ishin në inspektim për masat anti-Covid, dhe janë sulmuar nga 2 pronarë të një lokali të cilët kishin thyer masat.
Bëhet e ditur se njëri nga policët ka pranuar tretman mjekësor ndërsa 2 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Klinë, 02.09.2021 – 19:34. Njësiti policor gjatë inspektimit për zbatim të masave anti Covid në një lokal kanë hasur disa persona brenda. Dy viktimat meshkuj kosovarë – zyrtarë policor janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë- pronarët e lokalit. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje./InLajmi/
