Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK, Uran Ismaili, ka publikuar sot listën e kësaj partie për asambleistë, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka shkruar se lista është e grave dhe burrave që zotohen për ndryshim të Prishtinës.
Ai e ka cilësuar këtë listë si ekipi i bashkimit për Prishtinën.
“Kjo është lista jonë e kandidatëve për asambleistë. Kjo është lista e grave dhe burrave të Prishtinës që zotohen për ndryshimin e Prishtinës. Ky është ekipi i bashkimit për Prishtinën… sepse Prishtina na bashkon,” ka shkruar Ismaili./InLajmi/
