“Dardanët” këtë muaj do zhvillojnë 3 takime, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Ndeshja e parë do jetë kundër Gjeorgjisë me 2 shtator, derisa Kosova është duke zhvilluar stërvitjen e parë.
Në stërvitje vërehet atmosferë e mirë te “Dardanët” që mundohen të japin më të mirën para përzgjedhësit Bernard Challandes.
Ndërkohë, për këto ndeshjes, Kosova do këtë mungesa siç janë: Arbër Zeneli, Blendi Idrizi dhe Edon Zhegrova, , shkruan lajmi.net.

Pas Gjeorgjisë me 2 shtator, Kosova do pres Greqinë dhe Spanjën, në datat 5 respektivisht 8 shtator.