Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj bashkë me ish-ministrin e Ekonomisë Blerim Kuçin, kanë përkujtuar sot dëshmorët në fshatin Reshtan, përcjell InLajmi.
Muharremaj përmes një postimi në Facebook është shprehur se “dëshmorët mbesin të pavdekshëm e të pakrahasueshëm në historinë tonë të re”.
“Në Reshtan sot nderuam dëshmorët dhe të rënët për lirinë e vendit. Ata mbesin të pavdekshëm dhe të pakrahasueshëm në historinë tonë më të re. Ne do ti kemi në kujtesen tonë gjithmonë me respekt dhe krenari,”ka shkruar Muharremaj.
Ndërsa Kuçi, ka thënë se ata “ishin dhe janë përkrah neve gjithmonë”.
“Në Reshtan sot kujtuam kohët e vështira dhe nderuam dëshmorët e rënë për lirinë e atdheut. Ata ishin dhe janë përkrah neve gjithmonë, dikur fizikisht e sot në kujtime të pashlyeshme me kontributin e tyre.”/InLajmi/