Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar kandidatin për kryetar të Istogut, përcjell InLajmi.
Ali Nimanaj, është emri nga radhët e PDK-së, i cili do të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune.
Krasniqi, është shprehur se Nimanaj e ka vullnetin dhe potencialin që të punoj për ndryshim në qeverisjen e Istogut.
Ai ka thënë se do të mbështesin Ali Nimanajn, për reforma rrënjësore në komunë.
Postimi i tij i plotë:
Komuna e Istogut i ka të gjitha parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Me bjeshkë e natyrë të mrekullueshme, me qytetarë punëtorë, Istogu duhet të trasnformohet në vend turistik që siguron mirëqenie shumë më të mirë për gjithë të rinjtë e të rejat, pa dallim.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj e ka vullnetin dhe potencialin që të punoj për ndryshimin e modelit të qeverisjes në Istog.
PDK do ta çlirojë potencialin e saj dhe do të hapet për tu krijuar hapësirë vendimmarrësve profesionistë të rinj, në njërën prej komunave më të bukura që ka Kosova.
Ne do ta mbështesim Ali Nimanajn, për të zbatuar prioritetet e qytetarëve, për reforma rrënjësore me transparencë e llogaridhënie të plotë./InLajmi/