Policia e Kosovës ka një qytetarë nga Prizreni, ka gjetur një shumë të parave, në rrugën Xhevat Berisha në Prizren, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë qytetari ka njoftuar policinë dhe të hollat që i ka gjetur i ka dorëzuar në stacionin policor.
Tutje policia ka bërë të ditur se shuma e parave të humbura ende nuk dihet se kujt i takon, gjithashtu policia ka bërë lutje pronarit që i kanë humbur paratë të lajmërohet në stacion për t’u vërtetuar pronësia dhe për t’ia dorëzuar ato.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Qytetari dorëzon në polici të hollat e gjetura

Prizren, 13 gusht 2021
Një qytetar nga Prizreni, Vullnet Nurkollari, ka gjetur një shumë të caktuar të hollave , ne Rrugën “Xhevat Berisha” ne Prizren .
Ai , menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit.
Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur) .
Lusim , pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Prizren, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin Vullnet Nurkollarin, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura , në stacionin e policisë. /InLajmi/