Lojtari i kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, nuk do të mund të udhëtojë me ekipin e tij të Dinamos së Zagrebit për ndeshjen që do ta luajnë kundër Sherif Tiraspol në kuadër të play-offit të Champions League më 25 gusht pasi që Moldavia ia ka refuzuar vizën, shkruan Index.hr.
Sulmuesi 22 vjeçar nga Kosova nuk do të mund të udhëtojë me ekipin e tij kroat për ndeshjen kundër Sherif Tiraspol, për shkak të pozicionit politik që Moldavia mbanë karshi Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Express
Klubi kroat i Dinamo Zagrebit i është drejtuar UEFA-s për ndihmë, derisa këta të fundit janë duke bërë përpjekje për ta bindur Moladivnë se politika s’ka vend në sport.