Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, po qëndron në Sllovaki, me rastin e ceremonisë së hapjes së zyrave qendrore të European Democracy Youth Network (EDYN) në Bratisllavë, përcjell InLajmi.
Bislimi ka shkruar për rëndësinë e kësaj zyre, e cila ka demokracinë në fokus, duke pasur mundësi të takojë edhe personalitete të shquara të politikës globale.
“Isha i nderuar të kem mundësinë e takimit me Presidenten e Sllovakisë, shkëlqesinë e saj Zuzana Čaputová”, ka shkruar Bislimi.
Postimi i plotë:
Falë EDYN-it dhe angazhimit tonë për demokraci në vendet tona, po arrijmë të takojmë liderë të ndryshëm dhe të flasim për shtetet tona.
Isha i nderuar të kem mundësinë e takimit me Presidenten e Sllovakisë, shkëlqesinë e saj Zuzana Čaputová, të cilën pata mundësinë që ta informoj për rininë e Kosovës dhe angazhimet tona!/InLajmi/
