• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 20 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Ndërtimtaria ndër sektorët me të rrezikshëm, 5 persona vdiqën për një vit

J G nga J G
30 June 2021
në Kosovë
0 0
0
Ndërtimtaria ndër sektorët me të rrezikshëm, 5 persona vdiqën për një vit
0
SHPERNDARJE
97
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Të enjten e javës që shkoi një punëtor vdiq gjatë kohës sa po punonte në ndërtimtari. Vetëm gjatë këtij vitit 5 punëtorë kanë vdekur gjatë punës në këtë sektor. Në ndërkohë, në 2020-ën, në ndërtimtari vdiqën 26 punëtorë.

Esat Gllogovci, vdiq pas plagëve që mori derisa po punonte në ndërtimtari, të enjten e javës që shkoi. Ai kishte rënë bashkë me vinçin që përdoret për bartjen e materialit, nga një lartësi e konsiderueshme, teksa punonte në një ndërtesë në Mitrovicë.

E në total gjatë këtij viti, në vendin e punës kanë vdekur 5 punëtorë. Agim Millaku nga Inspektorati i Punës në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë për Express, se 31 punëtorë të tjerë janë lënduar rëndë gjatë punës në ndërtimtari, në vitin 2021.

“Në këtë periudhë kohore të këtij viti (2021) kanë ndodhur gjithsejtë 49 aksidente të punëtorëve në vend të punës. Në këto aksidente jetën e kanë humbur 5 punëtor, 31 kanë pësuar lëndime të rënda dhe 13 aksidente kanë përfunduar me lëndime të lehta”, ka thënë ai në një përgjigje me shhkrim.

Në ndërkohë, sipas Millakut gjatë 2020-ës, në ndërtimtari kanë ndodhur 176 aksidente në vendin e punës, e ku kanë vdekur 16 punëtorë.

“Vitin e kaluar (2020) kanë ndodhur 176 aksidente në vend të punës. 16 vdekje (11 vdekje në proces të punës si rezultat i ushtrimit të veprimtarisë së punës në subjekte juridike , 2 vdekje të natyrshme dhe 3 vdekje në punë në shtëpi private- prona private), 55 lëndime të rënda dhe 105 lëndime të lehta”, deklaroi ai.

Inspektori Millaku: Ka avancim në krijimin e kushteve të sigurisë

Inspektori Agim Millaku ka thënë për Express se ka avancim në krijimin e kushteve të sigurisë në vendin e punës. Megjithatë, ai e pranoi se ende ka vend për bashkëpunim dhe për të punuar për avancimin e mëtutjeshëm të kushteve të sigurta për punëtorët.

“Edhe pse ka avancim në krijimin e kushteve të sigurisë dhe krijimit të ambientit të shëndetshëm të punës për punëtorët në vendet e tyre të punës nga ana e punëdhënësve, në veçanti në sektorin e ndërtimtarisë përsëri mbetet shumë për të punuar të gjithë ne partnerët në procesin e punës (qeveri, punëdhënës, përfaqësues të punëdhënësve, punëtor dhe përfaqësues të punëtorëve) së bashku në përmirësimin dhe ngritjen e shkallës së sigurisë dhe ruajtjes së shëndetit të punëtorëve në vendet e tyre të punës”, deklaroi ai.

Ai e pranoi se ka edhe shumë raste të tjera që janë lënduar dhe kanë marrë lëndime të pariparueshme në vendin e punës.

“Për fatin e keq rasti i aksidentit në Mitrovicë është një rast i rëndë dhe nuk është rast i vetëm, por mjerisht ka edhe shumë raste të tilla aksidentale në të cilat punëtorët kanë humbur jetën ose kanë marr lëndime të rënda të riparueshme ose të pa riparueshme në vendet e tyre të punës. Shfrytëzoi rastin që në emër të Inspektoratit të punës të iu shpreh ngushëllimet e sinqerta gjithë familjeve të punëtorëve që kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës”, ka thënë ai.

MPMS ka të angazhuar vetëm 38 inspektorë të punës

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka të angazhuar vetëm 38 inspektor të punës.

Këtë e ka konfirmuar për Express, Agim Millaku nga Inspektorati i Punës.

“Në inspektoratin e punës janë të angazhuar gjithsejtë 38 inspektor të punës”, tha ai.

Ai deklaroi për Express, se kjo ministri është duke u përpjekur vazhdimisht për të rritur shkallën e sigurisë dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në vazhdimësi.

“Për të rritur shkallë e sigurisë dhe ruajtjen e shëndetit të punëtorëve në vendet e tyre të punës Ministria- inspektorati i punës është duke bërë përpjekje të vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, qoftë në shtimin e numrit të inspektorëve , qoftë në trajnimin e inspektorëve ekzistues në ngritjen e shkallës së kompetencës në ushtrimin e mbikëqyrjes së zbatimit të dispozitave pozitive ligjore”, tha Millaku.

Sindikata e pakënaqur me Qeverinë për trajtimin e punëtorëve në sektorin privat

Jusuf Azemi nga Sindikata e Punëtorëve në Sektorin Privat ka thënë për Express, se niveli i sigurisë në punë, në Kosovë nuk është i kënaqshëm.

“Ne si shtet nuk po bëjmë asgjë për jetën e këtyre punëtorëve. Fakti se si e ka humbur jetën para tri ditësh punëtori në Mitrovicë, bën me dije se në çfarë niveli jemi ne. Punëtorët të ngjiten në atë pjesë, në vinç ku duhet të bartet materiali, kjo nuk do koment. Qeveria të marr masa që të sigurojë jetën e punëtorëve ne sektorin privat”, ka thënë Azemi.

Ai tha se edhe zhvillimi i punës në ambientet e jashtme në temperatura të nxehta është një gjë për të cilën duhet të reagojë qeveria.

“Apeli i Sindikatës ka qenë edhe viteve të kaluara që në temperaturat në moment që kalon mbi 33 gradë celsius duhet të ndërpriten punimet, e sidomos punimet e jashtme. Unë kam dal sot dhe kam vizituar shumë kompani në të cilat punëtorët punonin në kate të larta dhe për më tepër kanë punuar pa pajisje mbrojtëse. Andaj Qeveria e Kosovës, gjegjësisht ministria e Punës e ka për obligim që t’i thërras pronarët e kompanive dhe ta caktojë një orar pushimi që nga ora 10:00 deri në orën 16:00, që kjo të jetën pjesë e pushimit të punëtorëve dhe të punohet në dy pjesë. Qeveria e Kosovës përkundur që kemi kërkuar nuk ka nxjerr ende një rregullore që e përcakton se deri në sa gradë mund të punojnë punëtorët, përderisa vendet e rajonit e kanë këtë rregullore”, deklaroi ai.

Tags: InspektorëtNdertimtariaQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Joe Biden: Interneti i shpejtë nuk është një luks, është domosdoshmëri

Postimi tjetër

Në “Letër për Presidenten”, kërkohet ndërmarrja e hapave kundër bullizmit në shkolla

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi, temperaturat maksimale deri në 33 gradë celsius

19 June 2025
Gruaja që u godit nga vetura në Prishtinë është në gjendje stabile
Kosovë

Gruaja që u godit nga vetura në Prishtinë është në gjendje stabile

18 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

Aksident në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, lëndohet një person

18 June 2025
Moti për ditën e sotme
Kosovë

Sikurse situata në botë edhe moti sot pritet të jetë i destabilizuar

18 June 2025
Ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-ja në stërvitje të avancuar në Luiziana
Kosovë

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-ja në stërvitje të avancuar në Luiziana

17 June 2025
Postimi tjetër
Në “Letër për Presidenten”, kërkohet ndërmarrja e hapave kundër bullizmit në shkolla

Në “Letër për Presidenten”, kërkohet ndërmarrja e hapave kundër bullizmit në shkolla

Lajmet e fundit

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Ky truk ideal për verën të kushton 0 lekë dhe mund ta kopjosh nga J.Lo

Ky truk ideal për verën të kushton 0 lekë dhe mund ta kopjosh nga J.Lo

19 June 2025
“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

19 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu