Ekipi i Prishtinës fitoi kundër Inter d’Escaldes 2:0 në turneun para-kualifikues të Ligës së Kampionëve, përcjell InLajmi.
Tani në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve kundërshtarë do ta ketë ekipin e Ferencvarosit.
Ky ekip sezonin e kaluar ishte në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në atë grup kishte ekipe si Barcelona dhe Juventusi.
Ndeshja e parë e Prishtinës me Ferencvarosin do të zhvillohet në Hungari me datën 6 Korrik, kurse ndeshja kthyese do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” me datën 13 ose 14 Korrik. /InLajmi/