Në Lojrat Olimpike Tokyo 2020, do të lejohen deri në 10.000 tifozë japonezë, përkundër paralajmërive nga ekspertët shëndetësor, transmeton InLajmi.
Organizatorët e Lojrave Olimpike, kanë ndaluar pjesëmarrjen e tifozëve jashtë vendit, mirëpo kanë bërë të ditur se ata vendas mund të marrin pjesë duke siguruar që nuk do të kalohet 50% i kapacitetit të vendit.
Të gjithë spektatorët do të jenë të detyruar të mbajnë maska në fytyrë, dhe nuk do të lejohet të bërtasin apo flasin me zë të lartë.
Numri i saktë i tyre për Lojërat Paraolimpike do të konfirmohet deri më 16 Korrik, u tha në një deklaratë të përbashkët nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Komiteti Paralimpik Ndërkombëtar, komiteti organizues Tokyo 2020 si dhe qeveria metropolitane e Tokios dhe Qeveria e Japonisë.
Vendimi për të lejuar spektatorët, vjen pavarësisht nga raporti i ekspertëve mjekësorë japonezë që thanë se mbajtja e Lojërave pa tifozë do të ishte opsioni “më pak i rrezikshëm” dhe më i dëshirueshëm për të gjithë, shkruan BBC.

Lojërat Olimpike, Tokyo 2020, është planifikuar të fillojnë në 23 Korrik, ndërsa Paraolimpiadat pasojnë një muaj më vonë, nga 24 Gusht./InLajmi/