Në kuadër të Kampionatit Evropian “EURO 2020” sot do të zhvillohet një ndeshje nga grupi D dhe dy të tjera nga grupi E.
Nga grupi D nga ora 15:00 zhvillohet ndeshja në mes Skocisë dhe Republikes Çeke.
Më pas, në orën 18:00 në grupin E përballen Polonia e Sllovakia, kurse nga ora 21:00, Spanja dhe Suedia nga po i njëjti grup.
Sa i përket Skocisë dhe Republikes Çeke, në të dyja takimet në Ligën e Kombeve vitin e kaluar, 2 herë triumfoi Skocia, njofton Klankosova.tv.
Derisa Spanja, llogaritet favorite ndaj Suedisë.
