Ish-kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu është përfshirë në një konflikt të vogël me zyrtarët policor mbrëm, përcjell InLajmi.
Pas kësaj Faik Fazliu është liruar gjatë ditës sot.
Reagimi për arrestimin dhe lirimin e tij, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka bërë në mënyrë indirekte.
Sveçla ka shkruar se sundimi i ligjit në shtetin e së drejtës, nënkupton edhe ushtrimin e detyrës nga zyrtarët policor pa pengesa.
Ndër të tjera ministri Sveçla ka shkruar se ka mbaruar koha kur të ashtuquajturit “të fortë” kanë fyerë zyrtarët policor gjatë ushtrimit të detyrës.
Në fund të kësaj ai ka shkruar që duhet të ndalen sjelljet e banditeske dhe se ashkush nuk është mbi ligjin.
Postimi i plotë i tij:
Sundimi i ligjit në shtetin e së drejtës, nënkupton edhe ushtrimin e detyrës nga zyrtarët policorë pa pengesa.
Ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit “të fortët”.
Përgjigje e shpejtë dhe konform ligjit për të gjithë personat që tentojnë “t’i kryejnë punët privatisht me policët tanë”.
Stop sjelljeve banditeske. Askush mbi ligjin! /InLajmi/