Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku me një postim në rrjete sociale ka dhënë sqarim për arrestimin e ish-kreut të OVL UÇK-së, Faik Fazliut nga Policia e Kosovës, përcjell InLajmi.
Klinaku ka bashkangjitur një video së bashku me postim i cili ka shkruar se në video shihet dhunë e ushtruar ndaj një individi me shkallë të rëndë nga ana e zyrtarit policor, dhe jo kanosje ndaj zyrtarit policor.
Në këtë rast Klinaku ka kërkuar lirimin sa me të shpëjt të Faik Fazliut dhe rasti të shkojë në procedura të rregullta, ndër të tjera ka shkruar që duhet të hetohet dhuna e ushtruar nga ana e zyrtarëve policor.
Postimi i plotë i tij:
Së pari, sqarim për mediat që raportuan se i arrestuari Faik Fazliu është anëtar i kryesisë së OVL UÇK-së, sepse ai ka qenë vite më parë në kryesi dhe ish kryetar por nuk është tani, dhe së dyti në videon që më erdhi, nuk shihet kanosje ndaj zyrtarit policor, por shihet dhunë e ushtruar ndaj një invalidi me shkallë të rëndë nga ana e zyrtarit policor.
Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor. /InLajmi/