Artistët shqiptarë e kanë hapur fuqishëm sezonën verore të muzikës.
Ajo që bie në sy janë bashkëpunimet e shumta që janë bërë në javët e fundit.
Gjatë ditës së djeshme u publikua bashkëpunimi mes Kidda dhe Capital T, projekt që u titullua “Magji”.
Në ditët dhe javët e fundit janë publikuar edhe bashkëpunim si: Noizy ft Elgit Doda “Ti Ti”, Azet ft Tayna “Ti harro”, Gims ft Dhurata Dora “Only You”, Mozzik ft Loredana “Rosenkrieg”, Kida ft Samra “Lila”, Nushi ft Bardhi “Pa cent”, Geasy ft Majk ft Ermal Fejzullahu “Para Para”, Dj Geek ft Vig Poppa “Futja Kepen” etj.
Por, pati edhe singël. Reperi, Don Xhoni publikoi këngën “Une foli i fundit”, që ishte si një lloj “dissi” për kundërshtarët e tij. Artistja e re e ish-konkurrentja e “Përputhen, Melisa lansoi këngën “Leje”.
Reperi i njohur, Capital T erdhi me “Rrushe”, ndërsa 2Ton lansoi “Aktore”. Ledri u rikthye me “Don mo”, kurse me 9 qershor lanson “Marr” që është në bashkëpunim me Majkin.
Dafina Zeqiri pas suksesit të madh të këngës “Duro”, publikoi projektin “Japa”. Pas një mungese, Melinda Ademi erdhi me këngën “Qa din ti” që po dëgjohet shumë, transmeton Indeksonline.
Deri në fund të verës janë paralajmëruar bashkëpunime të shumta mes artistëve.