Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Ditën e Dëshmorëve në Mitrovicë, përcjell InLajmi.
Haradinaj në këtë postim ka shkruar se Dita e Dëshmorëve shënohet sot në Mitrovicën e Isa Boletinit, sipas kreut të AAK-së në këtë vend luftëtarët treguan sakrificën për trimëri të veçantë.
Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se nderon Dëshmorët e Martirët të rënë në Mitrovicë, dhe se filjimi i tyre u bë gurthemel i lirisë sonë.
Postimi i plotë i tij:
Mitrovica e Isa Boletinit sot shënon Ditën e Dëshmorëve!
Të mobilizuar për liri, luftëtarët e Zonës Operative të Shalës, që nga luftimet në Pantinë, Frashër e Mazhiq, e deri në ditën e fitores, treguan sakrificë e trimëri të veçantë.
Sot nderojmë të rënët, Dëshmorë e Martirë, me respektin më të thellë. Flijimi i tyre u bë gurthemel i lirisë sonë.
Lavdi e përjetshme!
RH /InLajmi/