Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në udhëkryqin e rrugëve “Ukishin Hoti” – “Robert Doll”, në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Rastin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësia e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku la treguar se në aksidentin e ndodhur janë përfshirë 2 vetura dhe si pasojë 5 persona kanë mbetur të lënduar.
Ndër të tjera Ahmeti ka dreguar se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rrugor.
“Rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” , në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lendime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikit rrugor”, ka deklaruar Ahmeti. /InLajmi/