Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se nuk kërkohet asnjë dokument i veçantë për koronavirusin, përcjell InLajmi.
“MEPJ njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë”, thonë nga kjo Ministri.
Duke filluar nga 15 qershori i këtij viti grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona rritet duke lejuar 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik.
Ndërkaq, duke filluar nga 1 korriku 2021 ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00.
Orari për muzikën nuk ndryshon, do mbetet ora 22:00.
Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.
Ndryshe, MEPJ-ka njoftuar po ashtu se lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike, kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve/ pjesëmarrësve, sipas protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik.
Postimi i plotë”
![🇦🇱](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t42/1/16/1f1e6_1f1f1.png)
![✈️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tb6/1/16/2708.png)