Frashër Krasniqi, zyrtari nga PSD së fundmi ka publikuar një listë të emrave të punësuar nga kjo Qeveri, përcjell InLajmi.
Këta emra, sipas tij kanë lidhje familjare me zyrtarët e Qeverisë. Në listën e tij emri i parë që figuron është mbesa e Jahja Kokës ndërsa përfundon me djalin e axhës së Haxhi Avdylit.
Ndërsa në mënyrë ironike ka shkrfuar “Era shtet”.
Postimi i tij i plotë:
Nipi i Besnik Bislimit,
– Mbesa e Jahja Kokës (deputet i VV),
– Shkurte Aliu (militante e VV),
– Gratë e dy shefave të VV në Vushtrri,
– Axha i Glauk Konjufcës,
– Vëllau i Fitim Ukës (deputet i VV),
– Gruaja e Xhevdet Pozharit (analist i VV),
– Vigan Qorolli (analist i VV),
– Rron Gjinovci (analist i VV),
– Djali i axhës së Haxhi Avdylit…
Era shtet./InLajmi/