Kombëtarja e Kosovës sonte luan kundër Kombëtares së Maltës miqësoren e dytë për muajin qershor, përcjell InLajmi.
Djelmoshat e Kosovës luajnë pas fitores 4-1 kundër San Marinos në Prishtinë në “Fadil Vokrri”.
Zhvillimi i kësaj ndeshje bëhet në ‘Worthersee Stadion’ në Austri.
Këto 2 kombëtare publikuan formacionet e tyre.
Portier nga Kosova do të jetë Visar Bekaj, kurse para tij qendron Aliti, Fazliji, Rrahmani dhe Vojvoda.
Mesfushor është treshja Kryeziu, Idrizi dhe Shala, kurse në sulm Zeneli, Kastrati dhe Rashica që kësaj here do të luaj si 9 fals
Për Kosovën nuk është hera e parë që luan kundër kësaj skuadre, 2 herë në Ligën e Kombeve, ku herën e fundit triumfoi 5-0.
Kosova pas kësaj ndeshje, me lojtarët e ftuar nga lista e 2të do të udhëtojë në Antalya, ku do të luajë 2 ndeshje miqësore me Guinenë dhe Gambinë, më datë 8 dhe 11të qershor. /InLajmi/