NASA ka njoftuar se do të dërgojë 2 sonda të reja në Venerë, për të analizuar atmosferën e planetit dhe tiparet gjeologjike të tij, transmeton InLajmi.
Për këto misione janë ndarë rreth 352 milionë dollarë dhe do të fillojnë punë në mes të viteve 2028-2030.
Sipas agjencisë së lajmeve BBC, administratori i NASA-së Bill Nelson është shprehur se këto sonda do të ofrojnë “shansin për të hetuar një planet i cili nuk është vizituar prej më shumë se 30 vitesh”.
Sonda e fundit amerikane në planetin Venerë ishte orbita Magellan në vitin 1990.
Venera është planeti më i nxehtë në sistemin diellor me një temperaturë në sipërfaqe prej 500 gradë Celsius, mjaftueshëm e lartë sa për të shkrirë edhe plumbin./InLajmi/
