Pas Leart Paqaradës, edhe Bernard Berisha ka shprehur pakënaqësi në raport me përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes.
Mesfushori i Akhmat Groznyt u shpreh i habitur që nuk është ftuar për ndeshjet miqësore, apo të paktën që nuk është kontaktuar prej askujt në FFK në lidhje me këtë vendim.
Trajneri kosovar Ismet Munishi nuk ka dashur të komentoj këtë çështje, me arsyetimin që është lodhur me selektorin Challandes.
Ai thotë se nuk do ta kritikojë kurrë më zviceranin.
“Unë tash kom arritë në një pozicion që kurrë më selektorin nuk ka me kritiku, sepse jam lodh. Edhe nuk më doket interesant, s’ka me thanë asnjë fjalë derisa ai të shkojë. Është bërë kjo punë bajat, nuk du absolut me harxhu energji në këtë aspekt. Nuk dua të flas për një njeri që është në largim” deklaroi Munishi për Indeksonline.
Ditë më parë, trajneri i Gjilanit kritikoi Challandesin që nuk po fton futbollistët si Mirlind Dakun e Arb Manajn.