Komisioni i Garave ka dënuar klubin e Ballkanit të Suharekës me të holla.
Sipas komisionit të garave, ky dënim vjen pasi klubi në fjalë kishte ofenduar FFK-në lidhur me ecurinë e rrjedhës së ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll, përcjellë IndeksOnline.
Për këtë, Ballkani u gjobit me shumën prej 2000 eurove.
Vendimi i Disiplinës:
FC ”Ballkani” nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave për deklarata ofenduese drejtuar organeve të FFK-së, lidhur me ecurinë e rrjedhës së ndeshjeve, me çka shkel kodin e sjelljes sportive dhe cenon shprehimisht aktet normative të FFK-së, duke tejkaluar suazat normale të veprimtarisë së lejuar sportive dhe shoqërore. Bazuar në nenin 38 paragrafi 1 (për kundërvajtje të paraparë) dhe nenit 8 pika 4 / C dhe neni 10 paragrafi 1 pika D e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me shumën prej 2000 euro. Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi).