Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj për arsye se kishte marrë para nje gruaje, në vlerë 9.000 euro, ku i njëjti do të kujdeset për sherimin e saj në një spital, përcjellë InLajmi.
Sipas Policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Pas një pune hetimore, hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë arrestuar personin e dyshuar, A.M (m/k) i moshës 40 vjeçare, i cili kishte mashtruar në vazhdimësi viktimën femër kosovare, duke i marrë para në vlerë rreth 9000 (nëntëmijë) euro, se i njëjti do të përkujdesej për shërimin e saj në një spital .
I dyshuari pas intervistimit, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 Orë. /InLajmi/