Të dielën me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohen 2 ndeshje të forta në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshjet i takojnë xhiros së 28-të, ku presim spektakël.
Llapi sot do të mundohet t’i bëjë ballë një Drite që është favoriti kryesor për titullin e kampionit.
Aktualisht, klubi nga Gjilani ndodhet në vendin e 2-të në tabelë me 58 pikë të grumbullua, ndërsa Llapi në vendin e 7-të me 33 pikë, përcjellë IndeksOnline
Kurse ndeshja e 2-të është mes Drenicës e Prishtinës, ku kryeqytetasit me një fitore eventuale sot i afrohen vendit të 2-të.