Ish sekretari i klubit FC Istogu Fatmir Hakaj, ka reaguar pas shkarkimit të tij që iu është bërë nga ky klub, dukë kërkuar falje për gabimin që ka bërë, përcjellë InLajmi.
Ai përmes një postimi tha se vendimin e klubit për shkarkimin e tij e ka pranuar në mënyrë korrekte.
“12 vite kam punuar në këtë klub dhe kam qenë gjithmonë i përkushtuar në punën time si sekretar, por ndodhi ajo që s’duhej të ndodhte, por ata njerëz që punojnë mund edhe të gabojnë ndonjëherë, gabimet janë njerëzore”, tha Hakaj.
Postimi i plotë i tij:
Deklaratë: Fatmir Hakaj, ish sekretar i FC Istogu
Unë Fatmir Hakaj përmes këtij shkrimi me sinqeritetin më të madh i’u kërkoj falje për lëshimin e bërë nga ana ime.
12 vite kam punuar në këtë klub dhe kam qenë gjithmonë i përkushtuar në punën time si sekretar, por ndodhi ajo që s’duhej të ndodhte, por ata njerëz që punojnë mund edhe të gabojnë ndonjëherë, gabimet janë njerëzore.
I kërkoj falje gjithë fubollistëve të Istogut, stafit të trajnerëve, kryesisë së klubit, dhe gjithë qytetarëve të Istogut për lëshimin e bërë nga ana ime.
Jam mjaft i zhgënyjer sikur gjithë ju më këtë ndodhi, dhe ende jam në shok për gjithë këtë ngjarje.
Vendimin e klubit për shkarkimin tim e kam pranuar në mënyrë korrekte.
Për fund falënderoj klubin e Istogut për bashkëpunim në këto 12 vite sa isha sekretar i klubit.
Ju uroj shumë suksese në vazhdim!
Sinqerisht:
Fatmir Hakaj, ish sekretar i klubit. /InLajmi/