Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, të marten zhvillohet një super derbi.
Skuadra nga Anamorava, SC Gjilan udhëton për në kryeqytet për t’u përballur me FC Prishtinën, ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 26-të në Superligë,
Takimi luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë nga ora 15:00.
Ndeshja e parë mes 2 skuadrave e luajtur në ‘Fadil Vokrri’ në këtë sezon, ishte mbyllur me fitore të Gjilanit me rezultat 0 me 2, përcjellë IndeksOnline
Kurse takimi i 2-të mes Gjilanit dhe Prishtinës, i luajtur në Anamoravë ishte mbyllur me fitore të bardhekaltërve me rezultat të thellë 0 me 3.