22 vite më parë, forcat serbe vranë dhe masakruan 49 shqiptarë në Beleg të Deçanit, përcjellë InLajmi.
Kryetari i Aleances për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kujtuar 22 vjetorin e masakres së Belegut, duke thënë edhe pse popullata civile nuk u krysue nga barbarët serb.
Ndër të tjera Haradinaj ka theksuar se duke u përkulur para kësaj sakrifice, mbetet obligim i shoqërië dhe shtetit në angazhimin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve.
Edhe sot e kësaj ditë fati i 33 të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Deçanit mbetet i pazgjidhur.
Postimi i plotë i tij:
Liria erdhi me çmim shumë të lartë!
29 marsi, na kthen në kujtesë martirizimin e dyzetenëntë motrave e vëllezërve tonë në Beleg të Deçanit. Edhe pse të paarmatosur, ata nuk u kursyen nga barbarët.
29 marsi, na kujton përballjen heroike në Shishman të Bokes, rënien e katërmbëdhjetë bashkëluftetarëve nga Dukagjini, Pashtriku e Drenica.
Sakrifica e të rënëve është gjithëherë motivim për ta dashur Atdheun e për ta ruajtur lirinë e tij.
Duke u përulur para kësaj sakrifice, mbetet obligim i joni që të angazhohemi si shoqëri e shtet, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë për ta.
Lavdi e përjetshme!
RH /InLajmi/