Aktori i njohur kosovar, Jeton Zogjani, ka folur për kandidimin e koleges së tij, Adriana Matoshi, për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Zogiani ka deklaruar se nuk pret shumë nga Matoshi si deputete, derisa ka folur edhe për arsyet për këtë.
“Mendoj që vështirë e ka të bëjë dicka konkrete dhe që do mbahet mend, sepse grupi parlamentar është shumë i madh, ka politika që vijnë nga lart dhe duhet të zbatohen poshtë. Mendoj që vështirë e ka me bë diçka që ia vlenë, por megjithatë unë e uroj dhe e përgëzoj sepse më mirë është që të jetë Adriana në parlament sesa një bandit. Sepse ajo është vërtetë një vajzë, një grua dhe një nënë e mirë, një aktore profesioniste dhe mund ta bëjë punën më së miri që di dhe që mundet”, ka thënë Zogiani në Show Time.
Ndryshe, Matoshi ka arritur që t’i sigurojë votat e nevojshme për të qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.
Matoshi e cila ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 10 mijë e 403 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ajo ka lënë pas me vota edhe deputetët e mëhershëm të kësaj partie.
Matoshi ka marrë më shumë vota se Xhelal Sveçla, Salih Zyba, Fatmire Kollçaku, Dimal Bash dhe Fitore Pacolli