Me rastin e zbarkimit të misionit të parë paqeruajtës të FSK-së në Kuvajt, reagoi edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, shkruan InLajmi.
Hoti thotë se pjesëmarrja në misione paqeruajtëse me SHBA-të, është ndër hapat më të rëndësishëm historikisht, që ka bërë Kosova si shtet dhe si Forcë e Sigurisë, drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike.
Postimi i plotë i tij:
Ndjehem vërtetë i privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zbarkoi në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.
Pjesëmarrja në misione paqeruajtëse, bashkë me aleatin tonë kryesor strategjik SHBA-të, është ndër hapat më të rëndësishëm historikisht, që ka bërë Kosova si shtet dhe si Forcë e Sigurisë, drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike.
Gjithmonë krenar me djemtë dhe vajzat e FSK-së! /InLajmi/