Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, e ka përgëzuar FSK-në për misionin e saj të parë jashtë Kosovës, përcjellë InLajmi.
Haradinaj tha se 9 marsi është një ditë historike për Kosovën, për ushtrinë e saj, për paqen dhe sigurinë.
“Vendi ynë është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes e FSK është shembulli më i mirë i ecjes sonë të përbashkët me SHBA dhe NATO”, tha Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Një ditë historike për Kosovën, për Ushtrinë e saj, për paqen dhe sigurinë.
FSK do të shërbejë krahas Ushtrisë Amerikane, për herë të parë në një mision të tillë, shumë larg territorit të Atdheut.
Vendi ynë është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes e FSK është shembulli më i mirë i ecjes sonë të përbashkët me SHBA dhe NATO.
Faleminderit për shërbimin tuaj. Zoti qoftë me ju! /InLajmi/