Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka zyrtarizuar nominimin e nënkryetares së Bordit të FBK-së, Linda Shala për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), përcjellë InLajmi.
FBK fillon fushatën për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në kuadër të FIBA Europe Girls Program, njëherësh kampanjës “Her World, Her Rules”.
Kjo fushatë ka për synim që t’i motivojë vajzat për tu marrë me basketboll dhe ndërgjegjësojë opinionin për të përkrahur sportin e vajzave në përgjithësi dhe fuqizimin e gruas në veçanti.
Nga FBK veprim konkret, një grua për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës. /InLajmi/