Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kërkohet caktim i masës së paraburgimit ndaj 2 zyrtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, për keqpërdorim të detyres zyrtare, përcjellë InLajmi.
Ndërkaq një ditë më parë u shoqëruan për intervistim ndërsa dhe Prokuroria Themelore më vonë iu kishte caktuar masën e ndalimit për 48 orë.
Njoftimi i plotë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë:
Personat në fjalë një ditë më parë u shoqëruan për intervistim ndërsa dhe Prokuroria Themelore më vonë iu kishte caktuar masën e ndalimit për 48 orë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktim të masës së paraburgimit ndaj dy zyrtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Kjo në drejtim të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424 të KPRK-së, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të KPRK-së dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”, nga neni 377 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
L.K dhe M.B, një ditë më parë u shoqëruan për intervistim ndërsa dhe Prokuroria Themelore më vonë iu kishte caktuar masën e ndalimit për 48 orë. /InLajmi/