Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me zyrtarët shtetërorë të Kosovës e ka përmendur takimin me kryeministrin Avdullah Hoti, dhe mke u.d të presidentes, Vjosa Osmani, përcjellë InLajmi.
Ai ka treguar se në takim me Osmanin në ditën e 2-të të vizitës është shprehur se kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend, dhe për dialogun mes 2 vendeve, Kosovë-Serbi.
“Filloi dita 2️⃣ në Kosovë me një bisedë shumë të dobishme me Presidentin e Përkohshëm
@VjosaOsmaniMP
. Ne folëm për zgjedhjet e fundit dhe zhvillimet aktuale. Dhe ne gjithashtu diskutuam hapat e ardhshëm në Dialog”, është shprehur Lajçak.
Ndërsa për takimin me Hotin, Lajçak ka thënë se ka pasur një bashkëpunim të mirë në procese, teksa e ka falenderuar për angazhimin e tij.
“Unë gjithashtu u takova sot me Kryeministrin në detyrë @Avdullah. Unë e falënderova atë për bashkëpunimin e mirë gjatë mandatit të tij në zyrë dhe angazhimin e tij për Dialogun dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, u shpreh Lajçak. /InLajmi/