Kandidatje e PDK-së për deputete, Valdete Idrizi mbrëmjen e së hënës ka qenë në lagjen e Kadri Veselit, atje ku sipas saj ka parë një mobilizim maksimal, përcjell InLajmi.
Ajo ka thënë se nga aty kanë dalur me energji pozitive e me frymë fitoreje
Postimi i plotë i saj:
Bairi i Mitrovicës, kjo lagje e madhe e me njerëz të mrekullueshëm. Njihen jo vetëm si nikoqir të mirë, por edhe për fqinjësi të mirë. Kjo lagje e kryetarit Veseli na mbledhi mbrëmë në konakun e familjes Rrustemi ku përveç një bashkëbisedimi për #Rimëkëmbjen e të ardhmen, ata na treguan mobilizimin dhe angazhimin e tyre maksimal për 14 Shkurt.Dolëm me energji pozitive e me frymë fitoreje.Ju falemnderit o njerëz të mirë të qytetit tonë! /InLajmi/