Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë thirrje pas zgjedhjeve të 14 shkurtit të filloj një proces për ndryshim të Kushtetuesës , përcjell InLajmi.
Ahmetaj tha se do të ishtë mirë t’i qartësojmë së paku 3 gjëra ndër to procesin e formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit pas zgjedhjeve.
I pari i Prishtinës më tutje ka thënë se duhet të qartësojme kur fillon të ec afati 15 ditor nga çertifikimi i rezultateve për mandatarin , si dhe çertifikimi i kandidatëve të dënuar nga gjykata.
Postimi i plotë i tij:
“Sa herë ka vendime të Gjykatës Kushtetuese flasim për mangësitë dhe zbrazëtirat e kushtetutës e mandej deri në vendimin e radhës nuk ka asnjë iniciativë që ta ndryshojmë atë apo të shtojmë qartësi në pjesë të paqarta. Vendimi absurd i Enver Hasanit et co ka mujt me u adresu 100 herë…Edhe më tutje nuk ka Republikë Parlamentare ku kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve, edhe në qoftë se ajo parti i ka marr vetëm 10 përqind të votave.
Edhe vendimi i fundit shkakton pasiguri, jostabilitet që vjen nga gjërat e (pa)thëna në Kushtetutë. Do të ishte mirë që pas këtyre zgjedhjeve të fillohet një proces i ndryshimeve kushtetutese për të qartësuar së paku tri gjëra: (i)procesin e formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit pas zgjedhjeve; (ii) Kur fillon të ec afati 15 ditor nga certifikimi i rezultateve për mandatarin dhe (iii) certifikimi i kandidatëve të dënuar nga gjykata.
Përndryshe në zgjedhjet e radhës do ti vajtojmë prapë këto mangësi.”/InLajmi/