Kompania Rajonale e Ujësjellësit në komunën e Drenasit ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, përcjell InLajmi.
Sipas komunës së Drenasit nga ky kanal merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije.
Ndërkaq është njoftuar se me qëllim që të ruhet kualiteti i ujit për pije, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm edhe për zonën e Drenasit
Postimi i plotë i komunës:
Njoftim nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë informon qytetarët se ne bazë të njoftimit nga KRU në Drenas, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije ( FPU Shkabaj).
Si shkak i kësaj, kemi rritje të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë.
“Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm edhe për zonën e Drenasit. Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim”, thuhet në njoftimin e kompanisë./InLajmi/