Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në autostradën Prishtinë-Lipjan, shkruan InLajmi.
Ngjarjen për gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi ka njoftuar se si pasojë e aksidentit një person ka marrur lëndime, ndërkaq policia ka dalur në vendin e ngjarjës dhe po merret me rastin.
“Sot, më 09.01.2021, rreth orës 11:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prishtinë-Lipijan km i 6-të.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime. Njësia policore ka dal në vend-ngjarje dhe po merret me aksidentin”,ka deklaruar Krasniqi./InLajmi/