Në fundjavë është zhvilluar xhiroja e 8 në Ligën e Parë. Ndeshja kryesore ka qenë ndërmjet Istogut dhe RC Cola Dritës, ku gjilanasit shënuan fitore në udhëtim me shifrat 85-86.
Rinor Ahmeti realizoi 2 pikë, një minutë pa përfunduar ndeshja, duke i siguruar skuadrës së tij fitoren e 7 radhazi, derisa kanë vetëm një humbje në xhiron e parë nga AS Prishtina, kurse istogasit kanë 5 fitore dhe 2 humbje.
AS Prishtina ka regjistruar fitoren e 8, duke mundur Megasports 87-75. Skuadra prishtinase ka 8 fitore në 8 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në Ligën e Parë pa asnjë humbje, kurse Megasports ka 2 fitore dhe 6 humbje.
Fitoren e 6 e ka regjistruar Marigona Hill Prishtina, që numëron edhe 2 humbje, ku në këtë xhiro ka mundur Vushtrrinë në udhëtim 67-75. Vushtrriasit kanë 4 fitore dhe 4 humbje.
Feronikeli, që edicionin e kaluar garoi në Superligë, ka mundur Prishtinën e Re 94-68. Nikli ka 2 fitore dhe 5 humbje, kurse prishtinasit një fitore dhe 7 humbje, shkruan Telegrafi
Skuadra tjetër që edicionin e kaluar garoi në Superligë, Lipjani, ka pësuar humbjen e 8 në 8 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në këtë rang garash. Lipjanasit pësuan 95-86 nga New Basket. Kjo e fundit ka 4 fitore dhe 4 humbje.