FIFA e ka publikuar renditjene e re të kombëtareve për muajin nëntor.
Kosova në këtë muaj zhvilloi tri ndeshje, u mposhtë nga Shqipëria dhe Sllovenia me rezultat 2 me 1, kurse triumfoi me rezultat 1 me 0 ndaj Moldavisë.
Kombëtarja e Kosovës ka mbetur në vendin e 117-të me 1155 pikë, 3 më pak (1158) se sa që kishte herën e kaluar, shkruan Gazeta Blic.
11 ndeshje me vetëm një fitore ka bërë që Kosova të mos ketë shumë ndryshime në listën e përgjithshme të FIFA-së në muajt e fundit.