Një video është publikuar nga grabitja e cila u realizua sot ku është dëmtuar një bankomat i një banke nga disa persona të dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi, përcjell InLajmi.
Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se një grabitje është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes (eksploziv), nga disa persona të dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi (roje)”, ka thënë Borovci.
Sipas informatave nga Borovci ende nuk ka të arrestuar, e as të lënduar.
“Nuk ka persona të lënduar. Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar Borovci.
Pas kësaj grabitje, ka pasur reagim edhe Shoqata e Bankave të Kosovës, të cilët kanë thënë se gjendja e sigurisë në vend për bizneset dhe në veçanti për sektorin bankar është alarmues dhe është duke u përkeqësuar vazhdimisht.
“Sektori bankar dënon këtë akt të ligë të kryer nga grupe kriminale të cilat nuk hezitojnë aspak që të përdorin mjete eksplozive dhe armë zjarri për të arritur qëllimet e tyre, qoftë edhe në lagjet dhe rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit. Kjo gjendje e sigurisë është e papranueshme, si për sektorin bankar ashtu edhe për komunitetin e bizneseve dhe për shoqërinë tone”, thuhet në komunikatë”. /InLajmi/
Ndiqeni videon: