Pas 4 vitësh skuadra FC Prishtina tani bëhet me një fushë të re për stërvitje, shkruan InLajmi.
Ky stadium ndihmës është ndërtuar në Bërnicë, i cili posedon kushtet e mira dhe ka qenë shumë i nevojshëm për skuadrat kosovare, sepse ato deri më tani janë stërvitur nëpër stadiumet e tyre ku I zhvillonin ndeshjet kampionale.
“Pas 4 vitesh skuadra bëhet me fushën e saj”, thuhet në postimin e FC Prishtina në Facebook.
Ndërtimi i kësaj fushe është një lehtësim i madh dhe ndikon në zhvillimin e futbollit në Kosovë ku kanë mundësi të rinjët të stërviten në një fushë ndihmëse që i plotëson standartet ndërkombëtare./InLajm/.