Trafiku Urban ka reaguar lidhur me monedhat metalike të imëta duke thënë se ka pasur shumë ankesa lidhur me këtë rast, përcjell InLajmi.
“Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe në një ankesë që e kemi pranuar nga një udhëtar i rregullt i Trafikut Urban për monedhat metalike të imëta, ju informojmë publikisht për të mënjanuar çdo keqkuptim, se nga kondukterët tanë në autobusët e Trafikut Urban, pranohen të gjitha kartëmonedhat (bankënotat) dhe monedhat metalike të cilat janë të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës:, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban në Prishtinë.
Nga Trafiku thonë se janë në përpjekje të vazhdueshme për ngritje të cilësisë së shërbimit/InLajmi/