Ballkani dhe Drita janë duke luajtur kryendeshjen e javës së 7 në Superligën e Kosovës.
Vendasit janë në epërsi pas 20 minutave të para, me Mirlind Dakun që realizoi sërish, duke konfirmuar formën e mirë nëpër të cilën po kalon.
Pos golit, një tjetër episod interesant ndodhi në Suharekë, me protagonist trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishi.
Munishi nuk ka mundur të qëndrojë i qetë edhe pas shënimit të golit dhe pas protestave e ankesave të vazhdueshme ndaj gjyqtarit, ky i fundit vendosi ta ndëshkojë me të kuq. Genc Nuza fillimisht e paralajmëroi me karton të verdhë, por ai nuk u ndalë, përcjell lajmi.net
Trajneri me origjinë nga Gjilani tani do të detyrohet ta ndjekë ndeshjen nga shkallët e stadiumit.