Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi dhe kryetari i Suharekës Bali Muharremaj kanë marrë pjesë në përurimin e ujësjellësit në fshatin Nëpërbishtë, raporton InLajmi.
Kuçi me këtë rast ka thënë se ministria që drejton ka planifikuar buxhet për vitin e ardhshëm në vlerë prej 800 mijë euro për këtë komunë.
“Ministria ka planifikuar buxhet për vitin e ardhshëm në vlerë prej 800 mijë euro. Ai rezervuar shton sasinë e ujit dhe bënë mbulimin e të gjitha lagjeve me furnizim me ujë në qytet. Poashtu jemi duke biseduar për të marrë një pjesë të Radoniqit që furnizon Mamushën dhe pjesët perëndimorë të Suharekës sidomos Nepërbishtë”, tha ministri.
Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj falënderoi qeverinë Zvicerane për investimin sa i përket furnizimit me ujë.
Ai ka sqaruar se investimi në këtë projekt kap vlerën e 600 mijë eurove, raporton EO.
“Investimet janë të CDi-së Zvicerane Hidroregjioni jugor dhe Komunës së Suharekës. Shpreh rastin CDI-në qeverinë zvicerane për investim shumë të madh në Komunën e Suharekës. Vlera është 425 mijë euro ku do të furnizohen tri fshatra me ujë dhe fshati Nepërbishtë, dhe do të mbyllen edhe një kapitull me rëndësi për neve rruga e Reçanit”./InLajmi/